22:01 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj i bëhet krah Gani Dreshajt në Istog (Foto)

Kryeministri i vendit Ramush Hardinaj, në këtë të diele vikend ka zgjedhur që sërish të jetë pranë qytetarëve të Kosovës.

Ai ka qenë prezent në Uqë e Shushicë, në oda të ndryshme për të biseduar për planet investuese bashkë me kandidatin e AAK-së për të parin e komunës së Istogut, Gani Dreshaj, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast Dreshaj ka shkruar se ndërtimi i shkollës në Uqë do të jetë synimi i parë, dhe se këto fshatra më s’do të ketë problemin e ujit të pijes.

Ky është postimi i plotë:

Në Uqë dhe Shushicë ishim të nderuar sot me praninë e kryeministrit Haradinaj.

Në oda biseduam për planet tona investuese që do t’i kemi në këtë zonë të harruar nga udhëheqja e Haki Rugovës.

Ndërtimi i shkollës në Uqë do të jetë synimi i parë, ndërsa këto fshatra më nuk do të përballen me problemin e ujit të pijes.

Kryeministri edhe një herë na garantoi para banorëve istogas se do të na ofroi mbështetje të vazhdueshme nga qeveria.

Bashkë me partnerët e koalicionit jemi të bindur se Istogun do ta ringjallim në çdo sferë.

G.D