15:01 / E Premte, 07 Tetor 2022 / B O

Ramush Haradinaj i shkon në shtëpi Isa Mustafës, për ngushëllime

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar sot në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë.

Haradinaj e ka ngushëlluar ish-kryeministrin për vdekjen e vëllaut, Ragipit.

“Familjen Mustafa dhe ish kryeministrin Isa Mustafa, i ngushëllova sot pas vdekjes së vëllait, Ragipit” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/