Ramush Haradinaj: Ka shumë punë me u bo në Kosovë, duhet me e kthy paranë e krejt partnerëve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njeëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj i ftuar sonte në “Politiko”, tregoi pozicionet e partisë së tij apo misionin vendimtar rreth zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor.
Haradinaj tregoi se si planifikon t’i zgjidhë problemet e vazhdueshme në vendin tonë, ku tha se ka shumë punë që duhet të bëhen, por që më shumë kujdes do të ketë mirëqenia e popullit tonë.
Ai gjithashtu tha se duhet të kthehet edhe paraja jonë në vend, paraja e gjithë partnerëve që ka munguar 2-3 vitet e fundit, e që i dedikohet Kosovës në planet e aleatëve si Amerika, Bashkumi Evropian e të tjerë.
“Unë besoj që kryesore që duhet të kemi kujdes në periudhën që vjen, është mirëqenia e njerëzve tonë, dhe këtu ka shumë punë me u bo, në Kosovë. Na duhet me kthy paren e krejt partnerëve, na ka mungu kjo pare 2-3 vjet, na duhet me kthy atë pare, është e jona ajo pare se i dedikohet Kosovës në planet e aleatëve tonë, edhe të Amerikës edhe të BE-së dhe gjithë aleatëve tjerë. Ajo pare për disa vjet ka shku tek vendet fqinj,se nuk është shfrytëzu prej nesh. Na duhet me gjeneru krejt resurset e vendit, mundësitë, na duhet me e stabilizu situatën me energjinë e me çmimin e energjisë, mos me leju me na ikë pa kufi çmimi, me rritë të ardhurat, me rritë mundësinë e jetës ne vend. Kuptohet pastaj shëndetësia, arsimi, kultura e sporti me funksionu në ambient më të mirë. Pra mirëqenia është serioze si temë, si sfidë sepse duhet me i ndal të rinjtë mos me na shku jasht vendit.”, shtoi tutje Haradinaj./Indeksonline.

