75 Mall Live Search
12:41 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / H F

Ramush Haradinaj kërkon publikisht voten e profesorëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar publikisht votën e profesorëve

Në reagimin e tij, Haradinaj ka shprehur qëndrimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë dhe angazhimit institucional. Ai ka bërë thirrje për unitet dhe përgjegjësi në adresimin e çështjeve me interes kombëtar.

“Ashtu si arritëm të ndërtojmë kapacitete profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ne jemi të vendosur të avancojmë objektivin madhor të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si garanci e sigurisë së vendit dhe si afirmim i rolit të Kosovës në arkitekturën ndërkombëtare të mbrojtjes dhe paqes.Intelektualët, studiuesit dhe profesorët universitarë mbeten faktor kyç në strukturimin e vizioneve shtetërore, edukimin e gjeneratave dhe artikulimin e politikave publike. AAK e konsideron investimin në kapacitetin akademik dhe profesional të vendit si parakusht të domosdoshëm për zhvillimin ekonomik, modernizimin institucional dhe forcimin e kulturës qytetare dhe demokratike.“, shkruan mes tjerash ai.

Postimi i tij: