14:07 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Ramush Haradinaj kujton momentin e lirimit të tij nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar lirimin e tij nga çdo akuzë ndaj tij, për luftën e UÇK-së nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Ai ka thënë se tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së.

“Tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi”, tha Haradinaj.

“Populli i Kosovës pas gati një shekulli dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n”, shtoi ai.

Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij, që po përballen sot me drejtësi në Hagë.

“Andaj, besoj në pafajësinë̈ edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen. Historia shkruhet vetëm një here, ka shkruar Haradinaj në Facebook.