75 Mall Live Search
08:46 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin që shtriu këmbët në veturë

Disa ditë më parë, zëvendësministri i Bujqësisë, Shukri Maxhuni u pa duke i shtrirë këmbët në veturë gjersa qarkullonte nëpër rrugë.

Për këtë veprim, keqpërdorim i veturës zyrtare, Maxhuni është liruar nga detyra.

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri Ramush Haradinaj.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar në facebook, Haradinaj./Indeksonline/