Ramush Haradinaj me fjalë të mëdha për Bali Muharremajn: Prej agut e në terr jeton me problemet e qytetarëve

Ramush Haradinaj e ka vlerësuar Bali Muharremajn si kryetarin më të mirë që ka patur ndonjëherë Suhareka dhe si model për të gjithë në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se vije ballëhapur në Suharekë me punën që bën kryetari Muharremaj.
Ai e ka quajtur kryetarin si person që merret me problemet e qytetarëve nga agu deri në terr.
Ish-kryeministri është i bindur se Suhareka do të vazhdojë me Muharremajn edhe për 4 vite të tjera.
“Ekipi fitues s’ka pse të ndërrohet. Suhareka sot është kampion i zhvillimit. Edhe 4 vjet me kryetarin Bali Muharremaj” shkruan Haradinaj në profilin në Facebook.