11:09 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj me ministra, nderon figurën e ish-presidentit: Rugova jeton gjithmonë!

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot te varri i presidenti historik, Ibrahim Rugova, në 14- vjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj tha se vepra e tij, por edhe vetë ndarja fizike, mbahet mend gjithë jetën, sepse ka zgjuar gjithë popullin e Kosovës, prandaj përjetësisht do të nderohet figura e Rugovës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik doktor Ibrahim Rugova, sot kam bërë homazhe te varri i tij, që në emër të institucioneve të Kosovës, por edhe si njerëz e bashkëpunëtorë, të nderojmë veprën e tij kulmore.

Vepra e tij por edhe vet ndarja fizike nga ne, mbahet mend gjithë jetën, sepse ka zgjuar gjithë popullin e Kosovës, prandaj përjetësisht do të nderohet figura e presidentit Rugova.

RH