Ramush Haradinaj mobilizon degën e AAK-së në Ferizaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vazhduar të mobilizojë degët e AAK-së nëpër komuna. Ai sot ka qëndruar në Ferizaj, ku ka takuar strukturat e degës së kësaj partie.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe në Ferizaj ka frymë të fitores për AAK-në.
“Edhe në Ferizaj, frymë e fitores’, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë se ditë më parë Haradinaj ka vizituar komunën e Gjilanit dhe Deçanit.

