Ramush Haradinaj në Mitrovicë: Për dy vite i drejtuam 121 milionë euro për këtë komunë
Ramush Haradinaj ka vizituar sot Mitrovicën. Kryeministri në detyrë ka thënë se ky qytet ka arsye të fortë ta mbështesë konceptin për 100% shtet.
Haradinaj ka thënë se për dy vite, qeveria i ka dhënë 121 milionë euro Mitrovicës në projekte madhore.
“Ne e ruajtem Kosovën dhe Mitrovicën unike. Me krijimin e ushtrisë na është njohur e drejta ta mbrojmë territorin e sovranitetin, dhe resurset kombëtare, siç është Trepça. Me taksën ne e mbrojtem tregun tonë dhe do ta heqim vetëm për njohje.
Qytetarët e Mitrovicës kanë duruar dhe vuajtur shumë, por gjatë këtyre dy viteve i drejtuam mbi 121 milionë euro në projekte madhore të kësaj komune. Mitrovica ka arsye të fortë ta mbështesë konceptin tonë për 100% shtet, që garanton vazhdimësi në bërjen e Mitrovicës, së bashku, qind për qind Kosovë” shkruan Haradinaj në Facebook.
