75 Mall Live Search
18:02 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / AR

Ramush Haradinaj në përkrahje të Rrustem Berishës: Gjenerali fitimtar në luftë, Pejën do e bën lule të shqiptarisë

Rrustem Berisha është kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Pejës, e padyshim përkrahje të madhe po i jep Ramush Haradinaj.

Përmes një adresimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se së bashku me Gjeneralin Rrustem Berisha do të bëjnë Pejën lule të shqiptarisë.

Jam i bindur se më 17 tetor me numrin 121 do të fillojmë sukseset e reja për Pejën dhe Kosovën nën udhëheqjen e kryetarit tonë Gjeneralit Rrustem Berisha të cilin e njoh në shumë detyra e së fundmi edhe në një detyrë të shenjtë, krijimin e ushtrisë së Kosovës. Peja do të jetë storie e suksesit. Jo vetëm që do të jetë lule e Dukagjinit por lule e të gjithë shqiptarëve“, tha Haradinaj./Indeksonline/