75 Mall Live Search
08:54 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / A. M.

Ramush Haradinaj: Në Vushtrri u tentua të zhbëhej qenia shqiptare

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Vushtrri u tentua të zhbëhej qenia shqiptare.

Ai ka shtuar se njëzetedy vjet më parë, dhjetëra u vranë e u masakruan e shumë të tjerë shpëtuan me plagë, të cilat i shëroi koha.

“Njëzetedy vjet më parë, dhjetëra u vranë e u masakruan e shumë të tjerë shpëtuan me plagë, të cilat i shëroi koha. Por, plagët e shpirtit, kujtimi për ata që na i rrëmbyen, jetojnë përgjithmonë”.

No photo description available.

“E vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën tonë për të vërtetën”.