75 Mall Live Search
15:14 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / MSH

Ramush Haradinaj njofton kandidimin e Agim Çekut për deputet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Agim Çeku do të jetë pjesë e listës së AAK-së, për deputet.

Përmes një postimi, Haradinaj ka deklaruar se gjeneral Çeku, vazhdimisht ishte partner i respektuar i aleatëve tanë të sigurisë.

“Gjenerali Agim Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci. Që në ditët e para ai u vu në krye të luftës së UÇK-së për liri, së bashku me veten etij dhe të gjithë ata që i besuan” deklaroi Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Gjenerali Agim Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci. Që në ditët e para ai u vu në krye të luftës së UÇK-së për liri, së bashku me veten etij dhe të gjithë ata që i besuan.

Serbia e Millosheviqit u largua me turp nga Kosova, duke lënë pas krime të shumta.

Qyshku edhe sot ruan plagët dhe dhimbjet e luftës, ashtu siç bartë me vete edhe familja e gjeneralit Çeku.

Gjeneral Çeku, vazhdimisht ishte partner i respektuar i aleatëve tanë të sigurisë.

Do ta vazhdojmë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, krah teje dhe krah secilit në këtë vend.