75 Mall Live Search
21:00 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Ramush Haradinaj: Pas Dautit do të ketë edhe befasi të tjera

Pas zyrtarizmit të Daut Haradinaj si kandidat për Prishtinë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të vazhdojnë me befasi edhe për komunat e tjera të Kosovës.

“Mas shumti ka probleme në kryeqytete, këto probleme kërkojnë një qasje të guximshme…Do të vazhdojmë edhe me befasi për komunat e tjera në Kosovë”, tha Haradinaj.

“Ka pasur një interesim të vazhdueshëm, ka gatishmëri me përkrah këtë kandidaturë nga plot njerëz”, theksoi tutje Haradinaj në Debat Plus në TV Dukagjini.