23:16 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / k.v

Ramush Haradinaj: Po e presim fitoren edhe në Istog!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka falënderuar qytetarët e Kosovës për besimin e dhënë partisë së tij.

AAK ka fituar 7 komuna në Kosovë, ndërsa kryeministri është në pritje edhe të tetës.

“Istogu ka mbet me u përmbyllë si rezultat për shkak të votave me kusht dhe me postë, por presim fitore edhe në Istog” ka thënë Haradinaj.

Edhe kandidati për kryetar të Istogut nga AAK, Gani Dreshaj është i bindur se në Istog mund të bëhet përmbysja prej 691 votave.

Dreshaj pretendon se po pret mijëra vota me postë./Indeksonline/