12:46 / E Diele, 25 Tetor 2020 / OSH

Ramush Haradinaj pranë varrit të babait: Plak, urime ditëlindja!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar ditëlindjen e babait të tij, tashmë të ndjerë, Hilmi Haradinaj.

Ai ka postuar një fotografi me familjen e tij pranë varrit të babait ku ka shkruar: “Plak, urime ditëlindja”, transmeton Indeksonline.

Hilmi Haradinaj ndërroj jetë dy vite më parë, me 17 qershor pas një sëmundje të rëndë.

Ai dhe Ramushi kishin një lidhje të fort me njëri-tjetrin./Indeksonline/