Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LDK-së dhe PDK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalur në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të procesit zgjedhor, për Kuvend.
Haradinaj u shpreh se ky proces nuk është shumë ndryshe nga ai i 9 shkurtit, shkruan IndeksOnline.
“Ende jemi në një situatë afërisht të njëjtë. E dimë që po flitet për mundësinë e ndonjë rritjeje në numër të deputetëve, por kjo është një situatë e ngjashme si herën para kësaj.
Ne jemi dakord që të veprohet me shpejtësi, të krijohen institucionet e vendit, mos të vonohet më Kosova për të pasë qeveri.
Duhet të presim edhe një marrëveshje, mes LDK-së dhe PDK-së, sepse e dimë që bllokada është shkaktuar nga Kurti dhe LVV-ja. Por, po ashtu nuk kemi parë një gatishmëri nga këto dy parti për ndonjë marrëveshje dhe me thjeshtësu kush është kryeministri.
Aleanca nuk ka qitë kushte dhe nuk qet kushte për opozitën, por tani është momenti për të reflektuar dhe të mos e bllokojmë vendin. PDK-ja dhe LDK-ja e kanë një partner dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj shtoi se do të presin numërimin e të gjitha votave dhe rezultatin përfundimtar, për të vlerësuar hapat e mëtutjeshëm.
Synim i tij vazhdon të jetë krijimi i kushteve më të mira për të gjithë qytetarët e Republikës, si dhe anëtarësimi në NATO.

