75 Mall Live Search
11:33 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Ramush Haradinaj reagon për bastisjen e shtëpisë së Krasniqit: Besojmë në pafajsinë e tij

Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit, nga forcat e shumta të EULEX-it, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se këto bastisje janë shqetësuese dhe se defilimet e tilla nga EULEX, veçanërisht në prani të familjarëve janë traumatike

“Zhvillimet e fundit me bastisjet nga policia e EULEX-it janë shqetësuese, pasi që nuk janë në përputhje me standardet e shteteve demokratike. Defilimet e tilla nga EULEX, veçanërisht në prani të familjarëve janë traumatike dhe paraqesin ushtrim të forcës joproporcionale që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor.

Operacionet e tilla, nëse kërkohen nga organet e drejtësisë, mund të kryhen nga Policia e Kosovës.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe besojmë në pafajësinë e z. Jakup Krasniqi”,tha ai./IndeksOnline/