Haradinaj: S’do ketë Pan 2 ose Pan 3, ky është koalicioni i shpresës për vendin
Ramush Haradinaj e ka quajtur shpresë për vendin koalicionin me PSD-në e Shpend Ahmetit.
Sipas Haradinajt sot është krijuar boshti i fitores.
“Sot kemi përmbyllur një punë jo të lehtë. Kjo punë ka pasur për bazë qëllimet programore të dy partive dhe kemi arritur të bashkohemi.
E falënderoj PSD-nër për besimin dhe strukturat e Aleancës për përkrahjen. Ishte PSD-ja ajo që na ndihmoi për të mos dështuar votimi u Ushtrisë së Kosovës pas largimit të Listës Serbe.
E falënderoj tashti për atëherë kryetarin Ahmeti. Nuk do të ketë PAN 2 ose PAN 3. Ne po krijojmë boshtin e fitores që do jetë shpresë për vendin”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/