11:29 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj shkon në t’pame te familja Isufi

Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar mëngjesin e sotëm për të bërë vizitë ngushëlluese në familjen e Ahmet Isufit për vdekjen e babait të tij.

Kryeministri në detyrë ka thënë se baca Limon gjithë jetën ishte i përkushtuar në përpjekjet për lirinë e Kosovës.

“Bashkë me kolegët, sot ishim për ngushëllim në familjen e Ahmet Isufit, me rastin e ndarjes nga jeta të bacës Limon.

Baca Limon gjithë jetën ishte i përkushtuar në përpjekjet për lirinë e Kosovës dhe bashkë me shumë burra të tjerë të vendit, janë frymëzim për dashurinë ndaj atdheut.

I përhershëm do të jetë kujtimi për të” shkruan Haradinaj në njoftim.