19:09 / E Martë, 21 Shtator 2021 / OSH

Ramush Haradinaj shkon në Suharekë për t’i dhënë përkrahje Bali Muharremajt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka marrë rrugën për në Suharekë për t’i dhënë mbështetje kryetarit aktual, Bali Muharremaj, i cili po tenton të marrë në udhëheqje edhe për katër vite të ardhshme këtë komunë, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj pati fjalë të mëdha për Muharremaj duke thënë se ai është një adresë tanimë e dëshmuar për qytetarët.

Ai tha se Bali Muharremaj është njeriu kompetent në punë dhe i përgjegjshëm.

“Të nderuar qytetarë të Therandës, ju veç e dini kush është adresa juaj, adresë e dëshmuar, adresë që po ju nderon juve me punë,i cili është më ju në çdo kohë, në kohë të vështira edhe të mira, edhe në gëzime e hidhërime, i cili është kompetent në punë dhe i përgjegjshëm, është kryetari juaj Bali Muharremaj”, tha Haradinaj./IndeksOnline/