75 Mall Live Search
07:29 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj sot intervistohet në Hagë

Ramush Haradinaj të premten dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pas ftesës që mori për tu intervistuar nga Gjykata Speciale.

Kjo ishte hera e dytë që Haradinaj po jepte dorëheqje, pasi edhe në mars të vitit 2005, ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas aktakuzës së parë të ngritur nga Tribunali i Hagës.

Ai dej udhëtoi për në Hagë, si qytetar i Kosovës dhe jo përfaqësues i shtetit.

“Do të shkoj si qytetar dhe jo si përfaqësues i shtetit”, kishte deklaruar pas mbledhjes së Qeverisë kur njoftoi për dorëheqje.

Ndërsa, sot ai pritet të dalë para prokurorëve të dhomave të specializuara të Speciales.

“Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndryshe, ftesë këto ditë kanë marrë edheJakup Krasniqi, Bislim Zyrapi, Sokol Bashota, Shukri Buja e të tjerë ish-luftetar të UÇK-së./Indeksonline/