Ramush Haradinaj: Sot në Dardanë dhe Gjilan, atmosferë e fitores

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të quar vendin në zgjedhje duket se ka mobilizuar partitë politike, që kanë filluar edhe në dalin në terren.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradniaj, ka qëndruar sot në komunën e Gjilanit dhe komunën e Dardanës, ku ka mbajtur një takim me strukturat e degëve të AAK-së në këto komuna.
Këtë aktivitet e ka bërë publike përmes Facebook-ut, vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Sot në Dardanë dhe Gjilan. Atmosferë e fitores!”, ka shkruar Haradinaj.
