14:28 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj: Sot po bashkohemi me bashkëkombësit nga Shqipëria

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot kalimi i kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë i lehtësuar.

Haradinaj ka bërë kërkesë që me rastin e ditës së Pavarësisë qytetarët të mund të kalojnë më lehtë në këtë pikë kufitare, transmeton Indeksonline.

“Sot po bashkohemi të gjithë në festë edhe me bashkëkombësit nga Shqipëria.

Me kërkesë timen, kalimi i pikave kufitare të përbashkëta do të jetë i lehtësuar. RH”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe,kërkesa është bërë pasi më herët është raportuar se janë krijuar kolona të mëdha të automjetev deri në 3 kilometra në pikë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë./Indeksonline/