Ramush Haradinaj: S’patëm kërkesë për bashkëpunim nga Kurti e Osmani, s’ndërrojmë qëndrim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë shtypi ka thënë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin lidhur me votimin e Vjosa Osmanit për presidente, shkruan IndeksOnline.
Haradinaj tha se AAK-ja ka qenë e hapur për bashkëpunim me fituesit e zgjedhjeve, mirëpo nuk kanë pasur një kërkesë të tillë.
“Ne kemi mirëpitur mundësinë me bisedue me Kurtin e Osmanin, por nuk kemi marrë prej tyre një propozim, kërkesë, marrëveshje politike për bashkëpunim.
Nuk kanë kërkuar një bashkëpunim, vetvetiu nuk jemi pjesë e një marrëveshjeje politike për votim të presidentes.
S’kemi ndryshuar qëndrim”, tha ai./IndeksOnline/