75 Mall Live Search
18:08 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Ramush Haradinaj takim me Ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett, bisedojnë për zhvillimet e fundit politike

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se me ambasadorin amerikan ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, sidomos  për maturinë që tregoi Kosova pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Në sfidat në të cilat po kalon Kosova, integrimet euroatlantike, situata me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, ka partneritet të pakontestueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadorin amerikan në Kosovë. Me z. Philip Kosnett, biseduam rreth zhvillimeve të fundit politike dhe maturinë politike që e tregoi vendi ynë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

E informova ambasadorin se Aleanca do të jetë zë i fuqishëm që do të kërkojë llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm.

Gjithashtu falënderova ambasadorin Kosnett për kontributin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për vendin tonë.