75 Mall Live Search
13:28 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

Ramush Haradinaj flet pas vizitës në PDK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vizita në PDK dhe takimi me udhëheqësit e saj, ishte për t’u dhënë mbështetje në këto momente të vështira, pas aktakuzës ndaj Kadri Veselit e Hashim Thaçit.

Haradinaj nuk ka treguar nëse është diskutuar ndonjë temë aktuale politike, por ka thënë se agjenda politike vazhdon.

“Është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve në tribunal. Gara politike vazhdon dhe kemi pasur mospajtime dhe rrugëtime ndaras. Por kam qenë në UÇK dhe jam sot UÇK. Kjo ëhstë një përkrahje. E thashë agjenda politike vazhdon”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë takim, që ishte i paparalajmëruar, Haradinaj tha se u takua me u.d. të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe nënkryetarët, Sami Lushtaku e Uran Ismaili.

Ai ka thënë se pavarësisht dallimeve politike për çështje të caktuara, kur është fjala për luftën çlirimtare, të gjithë jemi UÇK.