Ramush Haradinaj tregon se çfarë bisedoi me kryeministrin Kurti në takim

Ramush Haradinaj ka dalur nga takimi që kishte me kryeministrin Kurti. Kreu i AAK-së ishte opozitari i vetëm që ka pranuar ftesën e Kurtit për takim.
Takimi i tyre ka zgjatur më shumë se një orë.
“Tema ishte marrëveshja finale me Serbinë për njohje reciproke. E diskutuam procesin, marrëveshjen, sfidat që i ka Kosova në këtë proces, pra ishte një takim mundem me thënë më përmbajtje, për shkak se e diskutuam përmbatjen e një marrëveshje potenciale”,tha Haradinaj pas takimit./Indeksonline/