75 Mall Live Search
18:33 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj: Urime Qeveria e Re Kosovë, është lajm i mirë për qytetarët tanë

Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën votimin e Qeverisë së re.

Ish-kryeministri ka thënë se ndodhet në Amerikë dhe nuk do të mund të ia dorëzojë mandatit Kurtit, por që këtë gjë do ta bëjë Behxhet Pacolli në cilësinë e zëvëndëskryeministrit të parë.

“Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.

Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.

Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.

Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.

Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë” shkruan Haradinaj në Facebook./Indeksonline/