Ramush Haradinaj zyrtarizon kandidaturën e Gani Dreshajt: Humanist i madh, përkrahës i lirisë e pavarësisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sapo e ka zyrtarizuar kandidaturën e Gani Dreshajt në listën e partisë për deputet në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.
Haradinaj e ka vlerësuar lart figurën e Dreshajt duke e quajtur humanist të devotshëm dhe përkrahës i denjës në proceset për liri e pavarësi.
“Gani Dreshaj tashti e sa kohë është pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët politik. Përkrahës i proceseve për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Humanist i devotshëm, që gjithëherë ishte pranë njerëzve në nevojë. Ndërmarrës i suksesshëm që hapi shumë vende pune.
Lista e Aleancës… edhe në këto zgjedhje, do ketë njerëz të vlefshëm si Ganiu, që kontribuan shumë për vendin.
Na priftë e mbara!” shkruan Haradinaj në postim./Indeksonline/
