75 Mall Live Search
16:15 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ramushi ngjitet në Bjeshkë, një natë pasi humbi në zgjedhje

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ish-Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj  pasi kishte humbur zgjedhjet nga kolicioni i formuar i  Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës dhe Partisë SocialDemokrate  me vetëm 90.571 vota ose 11.54 për qind, ka vizituar Bjeshkët e Sharrit.

Haradinaj ka publikuar foto nga Maja e Njeriut ose Rudokë e Madhe, lartësia e të cilës është 2658 metra mbi nivelin e detit.

“Pamje mahnitëse nga Maja e Njeriut!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/