75 Mall Live Search
11:58 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ramushi nis ditën me vrapim në Gërmi

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është i përkushtuar maksimalisht ndaj vrapimit dhe ecjes në natyrë.

Kështu ai shpesh herë zgjedhë këtë mënyrë për të kaluar vikendet kur temperaturat janë të ngrohta.

Njëjtë ka vepruar edhe këtë të shtune, duke nisur ditën pikërisht duke vrapuar në parkun e Gërmisë.

“Mirëmëngjesi”, ka shkruar Ramushi në fotografin ku shihet në veshje sportive.

Ndryshe, më herë gjatë ditës së sotme, Ramushi ka uruar Suharekën për Ditën e Çlirimit./Indeksonline/