75 Mall Live Search
21:10 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rangers i Gerrard dhe Grezdës përshëndetet nga Europa League

Rangersi është eliminuar përfundimisht nga Europa League.

Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Europa League, Rangers pësoi humbje nga Rapid Wien.

Skuadra e Steven Gerrard u mposhtë me rezultat minimal, 1-0 nga austriakët, transmeton IndeksOnline.

Golin e vetëm dhe të kualifikimit për Rapid Wien e shënoi Dejan Ljubicic në minutën e 84-t të ndeshjes.

Në këtë ndeshje, Eros Grezda nuk u inkuadrua nga loja prej minutës së parë, por luajti nga minuta e 71-të, pa bërë diçka me ndikim.

Përndryshe, nga Grupi G, Villareali me 10 pikë, dhe Rapid Wien me aq pikë, janë kualifikuar në fazën tjetër të Europa Leagues./IndeksOnline/