75 Mall Live Search
08:10 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / C E

Rangers sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër

Edhe pse është vetëm muaji shkurt, Rangers kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard është favoriti për të fituar titullin dhe këtë edicion kanë qenë në formë fenomenal.

Nëse shohim statistikat, Rangers kanë fituar 82 pikë në vetëm 30 ndeshje.

Klubi skocez ka fituar 26 ndeshje, ka barazuar në katër të tilla dhe nuk di për humbje.Kjo formë e mirë vlen edhe për Ligën e Evropës, derisa në ndeshjen e fundit kanë mposhtur Antwerp në udhëtim me rezultat 3 – 4.