14:54 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Rangersi i Gerrardit mposhtet në derbin e çmendur me Celticun, shënohet goli i vitit

Celtic ka fituar 2-1 derbin më të madh në Skoci kundër Rangers. Odsonne Edouard shënoi në minutën e 27-të për të kaluar në epërsi Celticun. Skuadra e Steven Gerrard, Rangers mbeti me 10 futbollistë në minutën e 31-të kur u përjashtua Morelos.

Megjithatë pas një aksioni të shkëlqyer mysafirët barazuan rezultatin në pjesën e dytë përmes Ryan Kent. 4 minuta para fundit të kohës së rregullt James Forrest shënoi golin vendimtar për 2-1.

Celtic tani përforcon vendin e parë më 73 pikë, 13 më tepër se Rangers që është në vendin e dytë. /Indeksonline/

Ky është goli i realizuar nga Rangers, aksion që nisi nga portieri e përfundoi me gol.