Ranglista botërore e xhudos pas Grand Slam Abu Dhabit, ja në cilën pozitë është ngjitur Majlinda
Majlinda Kelmendi është ngjitur në renditjen botërore të xhudos pas Grand Slamit të Abu Dhabit.
Javën që shkoi u mbajt Grand Slami i Abu Dhabit në xhudo, ku garuan katër xhudistë kosovarë. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova e Loriana Kuka ishin xhudistët e Kosovës që morën pjesë në këtë Grand Slam.
Por ishte vetëm Majlinda ajo që i solli Kosovës medalje, me të artën që e fitoi në duelin me italianen Odette Giuffrida.

Federata Ndërkombëtare e Judos (IJF) ka publikuar renditjen e përditësuar ku ngritje ka shënuar vetëm Majlinda Kelmendi.
Majlinda falë të artës tashmë është ngjitur në pozitën 4, nga pozita e 5-të, derisa në total i ka të grumblluara 5450 pikë, në kategorinë -52 kilogramë.
Sa i përket pikëve olimpike, Majlinda tash ka 4152 pikë olimpike dhe renditet në pozitën e dytë, prapa vetëm japonezes Uta Abe.
