75 Mall Live Search
11:11 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / G T

Ranglista e re e FIFA-s, Spanja e treta – Shqipëria mbetet e 66-a

Është publikuar ranglista e re e FIFA-s, me Spanjën që është ngritur në pesë vende duke mbledhur pikë më së shumti gjatë këtij muaji.

Spanja tani është rënditur në pozitën e tretë. Kurse lëvizje pati edhe për Anglinë, e cila tani është në pozitën e 4-të, duke lënë Brazilin në pozitën e pestë.

Kombëtarja e Shqipërisë edhe pse ishte në Euro-n 2024, mbeti në pozitën e 66-të. Kurse Kosova ka rënë në pozitën e 106-të.

Rënie të madhe ka pasur Kombëtarja e Çekisë, e cila bie për 13 pozita më poshtë shkaku i rezultateve negative në Euro-n 2024.

Pozitën e parë dhe të dytë e mbajnë Kombëtarja e Argjentinës (fituese e Copa America) dhe Franca./Indeksonline./