75 Mall Live Search
10:20 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

Ranglista e re e FIFA-së/ Kosova bie tre pozita më poshtë

Dy humbjet në fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës kundër Suedisë dhe Spanjës, ka bërë që Kosova të ketë rënie në ranglistën e FIFA-së.

Në ranglistën e re të shtëpisë më të madhe të futbollit, FIFA – Kosova bie për tre pozita dhe tani është e 120-ta, shkruan IndeksOnline

Edhe Kombëtarja e Malawia, nga Afrika është më lartë se ‘Dardanët’.

Kombëtarja e Shqipërisë përkundër rezultateve pozitive në fazën e para-kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katari 2022’ s’ka pasur lëvizje. Kuqezinjtë mbesin në vendin e 66-të.

Lista e top-5, s’ka ndryshuar asgjë – me Belgjikën që mbetët e para dhe pas saj radhitën këto shtete: Franca (2), Brazili (3), Anglia (4) dhe Portugalia (5)./IndeksOnline/