Rangnick: Manchester United-it nuk mund t’i thuash jo

Ndonëse është kontraktuar vetëm si trajner i përkohshëm, Ralf Rangnick është shumë i lumtur te Manchester United.
Tekniku gjerman ka thënë se nuk ka mundur dot t’i thotë “jo” ofertës së Djajve të Kuq.
Ai madje ndjehet i gatshëm të vazhdojë dirigjimin e ekipit anglez, nëse kjo i kërkohet pas përfundimit të sezonit.
Në një konferencë për media, Rangnick u shpreh optimist për rezultate të mira të ekipit, pasi ka akoma rrugë për të bërë deri në fund të sezonit.
Rangnick vie në Angli pas një qëndrimi të shkurtë tek Lokomotiv Moscow.