16:17 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Rangnick nuk shkon vetëm te Milani, do ta merr edhe Wernerin

Ralf Rangnick dhe kalimi i tij te Milani duket diçka e kryer dhe frenat e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm pritet t’i marrë pikërisht gjermani, i cili është edhe arkitekt i Leipzig.

Me sa duket, Rangnick nuk ka ndërmend të vijë vetëm në “San Siro” dhe mund të sjellë një dhuratë të madhe për Milanin. Bëhet fjalë për Timo Werner!

Duket një ide e çmendur, por kështu raporton “Sport Mediaset”, që shkruan se Rangnick kërkon ta nisë me një blerje të madhe. Werner kërkohet edhe nga Liverpool gjithashtu. /IndeksOnline/