Ranieri kthehet në pozitën e trajnerit, ky është klubi i ri

Claudio Ranieri është rikthyer si trajner.
Nga sot tekniku italian do ta drejtojë klubin nga Serie B, Cagliari, shkruan IndeksOnline.
Ranieri ka nënshkruar kontratë dy vjet e gjashtë muaj dhe do të jetë trajner i Cagliarit deri më 30 qershor 2025.
”Cagliari Calcio ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me Claudio Ranieri i cili do të marrë drejtimin teknik të ekipit të parë nga 1 janari 2023: trajneri ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me klubin Rossoblù deri më 30 qershor 2025.”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Ranieri ka qënë trajner i shumë skuadrave të mëdha si Chelsea, Juventus, Roma, Napoli, Inter, Fiorentin, Leicester, Monaco, Atletiko Madrid, Valencia dhe të tjera./IndeksOnline/