75 Mall Live Search
08:17 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ranieri trajner i Italisë? Ja çfarë thotë ish-kampioni i Premierligës

Menaxheri i njohur europian, Caludio Ranieri nuk i ka përjashtuar mundësitë që një ditë të bëhet trajner i Kombëtares së Italisë.

Fituesi i Premier Ligës me Leicester Cityn, tha se do të mendojë gjatë nëse merr një ofertë nga Federata Italiane, transmeton IndeksOnline.

“A do të isha trajner i Italisë? Do të mendoj për këtë, por kjo nuk varet vetëm prej meje, unë kam ende kontratë me Nantes. Kam lexuar shumë emra, si Allegri, Conte, Ancelotti. Mendoj se duhet të shikohet me kujdesë kjo punë”, ka thënë Ranieri.

Kujtojmë se Italia shkarkoi Venturan, pasi ky i fundit nuk arriti t’i qonte në Kampionatin Botëror, duke u eliminuar nga Suedia./IndeksOnline/