11:00 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ranieri trajner i Newcastle United?

Claudio Ranieri është i interesuar për tu rikthyer në Premier Ligë.

Sipas mediumeve angleze, trajneri italian mund ta zëvendësoj Rafael Benitezin te Newcastle United.

Trajneri që bëri histori në Premier Ligë, duke e shpallur kampion Leicesterin në vitin 2016, së fundi punoi me Romën, ndërsa gjatë edicionit të kaluar kishte udhëhequr edhe Fulhamin.

Sipas Sky Sports në garë për tu bërë trajner i Newcastle është edhe Giovanni van Bronckhorst. /Indeksonline/