Ranieri u zgjodh eksluzivisht nga Totti, De Rossi dha miratimin
Pas eliminimi nga Porto në Ligën e Kampionëve, Roma ka shkarkuar trajnerin Eusebio Di Francesco.
Zëvendësues i Di Francescos do të jetë Claudio Ranieri, i cili sot ka arritur në Itali dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet.

Ranieri është rikthyer në Romë pas 8 vitesh, ku edhe më parë ishte trajner i kësaj skuadre.

Sipas mediave italiane, vendimi për të emëruar Ranierin trajner ishte krejtësisht i legjendës Totti. ‘Er Pupone’ thuhet se ka pasur një bisedë telefonike me trajnerin italian dhe i siguroi mbështetje në punën e re. Me pak fjalë: Totti do të jetë pika referuese e trajnerit, supet për të mbështetur.
Në mbështetje për rikthimin e Ranierin ishte edhe kapiteni Daniele De Rossi, i cili raportohet se i ka dhënë miratimin Tottit në një konsulltim që ata dy kishin. /IndeksOnline/
