75 Mall Live Search
09:02 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / MSH

Ranillug, hajnat vjedhin para në kishë

Disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një kishë në fshatin Ranillug të Gjilanit nga ku kanë vjedhur rreth 700 dinar të Serbisë.

Sipas policisë, rastin e ka lajmëruar një ankues mëngjesin e djeshëm, teksa hetimet janë duke vazhduar, transmeton Indeksonline.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin fetar-kishë dhe kanë vjedhur rreth 700 dinar të Serbisë. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin e policisë.