75 Mall Live Search
20:05 / E Hënë, 12 Dhjetor 2022 / AR

Raphael Varane: Kundër Marokut do jetë e vështirë, por qëllimi ynë është vetëm fitorja

Pas dy ditësh, Franca do të zhvillojë ndeshjen e saj kundër Marokut të “ëndrrave”, në gjysmë-finalen e Kupës së Botës, “Katar 2022”.

Në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes, mbrojtësi i “gjelave” Raphael Varane është shprehur tepër i qartë, teksa tha se qëllimi i vëtëm është fitorja.

“Qëllimi i vetëm është fitorja. Ne e dimë se është e vështirë. Tashmë është një kënaqësi të jesh në gjysmëfinale, nuk është një gjë e lehtë. Të jesh në gjendje të jesh në gjysmëfinale është një rezultat i madh, por ne jemi në garë dhe duam të fitojmë”,- është shprehur Varane.