75 Mall Live Search
19:59 / E Martë, 20 Maj 2025 / L A

Raphinha arrin marrëveshje me Barcelonën për kontratën e re

Ky sezon ka qenë sezoni më i mirë i Raphinhas në fanellën e Barcelonës.

Braziliani me performancat e tij ka qenë vendimtar për “Blaugranasit”, ku ka arritur të fitonte tre trofe.

Dhe siç raporton Fabrizio Romano, Raphinha ka arritur marrëveshje me hierarkinë e klubit për të vazhduar kontratën e tij.

Kontrata e re e Raphinhas do të vlejë deri në qershor të vitit 2028.

Këtë sezon braziliani, ka bërë 56 paraqitje ku ka arritur të shënojë 34 gola dhe 25 asistime./IndeksOnline/