Raphinha barazon rekordin e legjendës, Ronaldo

Raphinha ka barazuar rekordin e legjendës braziliane të futbollit, Ronaldo Nazario.
Ronaldo kishte shënuar 47 gola në të gjitha kompeticionet për Barcelonën, prej kur veshi fanellën e katalunasve në moshën 20-vjeçare, raporton IndeksOnline.
Këtë rekord e arriti braziliani më në zë i momentit, Raphinha, po me Barcelonën.
28-vjeçari shënoi dy gola sonte ndaj Benficas, duke e arritur rekordin e Ronaldos, rekord ky patjetër që do të vendoset i ri nga Raphinha.
Ky sezon duket të jetë kulminari i tij, teksa katalunasit e kanë vlerësuar aq shumë vlerën e brazilianit saqë me bindje i kanë dhënë edhe shiritin e kapitenit./IndeksOnline/