Raphinha edhe me Brazilin tregon superformë, shënoi dy gola në fitore ndaj Peru-së

Kombëtarja e Brazilit shënoi fitore 4:0 ndaj Peru-së në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikime në Kupën e Botës 2026.
Dy gola në këtë takim i shënoi sulmuesi anësor i Barcelonës, Raphinha, shkruan Indeksonline
Raphinha shënoi dy gola nga pika e bardhë e penalltisë dhe bëri një super paraqitje, duke u vlerësuar me notën 8.7 sipas faqes së njohur “Flashscore”.
Dy golat tjerë për Brazilin në këtë ndeshje i shënuan: Pereira dhe Luiz Henrique.
Me këtë fitore, Brazili shkon në kuotën e 16 pikëve në pozitën e katërt në tabelë, gjashtë më pak se lideri Argjentina (22)./Indeksonline/