75 Mall Live Search
16:44 / E Premte, 06 Qershor 2025 / Gj. Sh

Raphinha edhe zyrtarisht futbollisti i sezonit në La Liga

Futbollisti i Barcelonës, Raphinha ka fituar çmim e futbollistit më të mirë të sezonit në La Liga.

Braziliani me golat dhe asistet e tij kontriboi shumë në suksesin e Barcelonës, e cila arriti të shpallet Kampione e Spanjës, shkruan IndeksOnline.

LA Liga në bashkëpunim me EA SPORTS, kanë zgjedhur 28 vjeçarin si futbollistin e vitit.

Raphinha ka shënuar gjithsej 18 gola këtë sezon dhe ka dhënë 9 asistime, duke u dalluar në të gjitha ndeshjet.

Ai doli fitues në këtë garë para Lamine Yamal, Pedri, Robert Lewandowski Kylian Mbappé, Vini Jr. dhe Jude Bellingham./IndeksOnline/